AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 08:55

Nën kërcënimin e armës maskat grabisin tregtarin

Nën kërcënimin e armës maskat grabisin tregtarin

Tre persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës një tregtar gjatë mëngjesit të sotëm pranë Qytetit të Nxënësve.

Autorët i kanë grabitur tregtarit lekët e xhiros ditore, si dhe stekat e cigareve.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, por tregtari ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tre grabitësve. TPZ.AL