AKTUALITET, 13 August 2026, 18:18

Aksident tragjik në Divjakë, 82-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë në spital

Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas përplasjes, i moshuari u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t'u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.