AKTUALITET, 13 August 2026, 15:24

Flakët në Priskë, shiu u vjen në ndihmë zjarrfikësve, ulet intensiteti i vatrës së zjarrit

Flakët në Priskë, shiu u vjen në ndihmë

Reshjet e shiut kanë sjellë “frymëmarrje” në disa zona të Tiranës, ku vatrat e zjarrit ishin ende aktive. Rrebeshi i shiut në zonën e Priskës ka bërë që intensiteti i vatrës së zjarrit të ulet.

Flakët në Priskë u përhapën masivisht mbrëmjen e kaluar, duke alarmuar banorët. 

Banorët e fshatit kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve. Një nga banoret deklaroi se gjatë orëve të natës forcat zjarrfikëse nuk kanë ndërhyrë në zonë, çka sipas saj mund të jetë ndikuar edhe nga terreni i vështirë e i thyer malor.