TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mohamed Salah mori numrin 10 te Trabzonspori falë Ernest Muçit. Futbollisti shqiptar vendosi vetë që të priste kështu yllin e Egjiptit, duke qenë se kjo fanellë ishte dëshira e tij. Ertugrul Dogan është presidenti i Trabzonsporit që ka falenderuar publikisht Muçin.
“E falenderoj Muçin. Fakti që ai, me iniciativën e tij, shkoi dhe ia dha fanellën e tij Mohamed Salahut, mendoj se ishte një gjest shumë i rëndësishëm dhe një tregues shumë domethënës.
Të dy janë lojtarë shumë të vlefshëm për ne, por fakti që ai e bëri diçka të tillë me vullnetin e tij, vërtet më emocionoi mua dhe të gjithë lojtarët e tjerë. Prandaj, dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë edhe këtu”, u shpreh Dogan.