TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vinicius Junior ka befasuar tifozët e futbollit pasi ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, vetëm pak orë pas një takimi të rëndësishëm me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës.
Ky veprim i sulmuesit brazilian ka shkaktuar menjëherë reagime dhe spekulime në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e kanë lidhur lëvizjen me një njoftim të mundshëm për të ardhmen e tij.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, takimi mes përfaqësuesve të Viniciusit dhe drejtuesve të klubit madrilen ka qenë pozitiv, ndërsa palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës.
Raportohet se negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në orët ose ditët në vijim.
Fshirja e të gjitha postimeve nga Instagrami është interpretuar nga tifozët si një sinjal se 25-vjeçari mund të jetë duke përgatitur një njoftim të rëndësishëm. Megjithatë, deri tani as lojtari dhe as Real Madridi nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar për këtë veprim.
Vinicius Junior vijon të jetë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës madrilene, ndërsa rinovimi i kontratës së tij konsiderohet një nga prioritetet kryesore të klubit për këtë verë.
