TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një futbollist tajlandez ka humbur jetën, ndërsa 12 lojtarë të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje futbolli, në një ngjarje tragjike që u filmua nga kamerat.
Sipas policisë, Sophuan Awae, 24 vjeç, mbeti i goditur për vdekje pasi rrufeja ra në fushën e stadiumit Sandipap, në Sungai Golok, në jug të Tajlandës, të martën.
24-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, konfirmuan autoritetet lokale.
Një video që po qarkullon në mediat sociale tregon momentin dramatik kur rrufeja godet pranë disa lojtarëve në fushë, e shoqëruar menjëherë nga një shpërthim i fortë.
Policia bëri të ditur se 12 futbollistë të tjerë, mes tyre edhe një shtetas malajzian, mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Duke u konvertuar...
unnamed-file-3 (1).mp4