TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Majkëll Olise pritet t’i qëndroj besnik Bajernit edhe këtë verë. Por a mund të vazhdoj ylli francez të luaj për rekordmenët gjermanë edhe për shumë vite të tjera? Olise ka kontratë me Bajernin deri në vitin 2029. Marrëveshja e tij nuk përmban klauzolë lirimi, megjithatë kohët e fundit kanë nisur spekulimet për një zgjatje të mundshme të kontratës.
“Me Olisen duhet të presim e të shohim, por sigurisht që nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndroj edhe për disa vite të tjera në Mynih”, deklaroi ish reprezentuesi francez, Robert Pires. “Bajerni është një klub jashtëzakonisht mirë i organizuar dhe nuk është e lehtë të gjesh një klub më të mirë në Evropë, të paktën për momentin”, shtoi 52 vjeçari.
Në javët e fundit, Olise është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madridi. Megjithatë, gjiganti spanjoll është pranë transferimit të kushtueshëm të Jan Diomandes nga Lajpcigu. Nga ana tjetër, drejtuesit e Bajernit kanë theksuar vazhdimisht se nuk e kanë marrë asnjëherë në konsideratë largimin e Olises. “Ai ka ende plane të mëdha me këtë skuadër të Bajernit dhe fakti që baza e ekipit të Vinsent Kompani do të mbetet e njëjtë si sezonin e kaluar është një faktor kyç për ta bindur të qëndroj edhe më tej”, u shpreh Pires.
“Olise të jep përshtypjen se është plotësisht i lumtur në Mynih. Sigurisht, emri i Real Madridit është tërheqës për çdo futbollist në botë, por aktualisht ai luan në një skuadër të qëndrueshme dhe jashtëzakonisht konkurruese. Nuk ka asnjë arsye të vlefshme që këtë verë të bëjë gati valixhet”, përfundoi fituesi i Kupës së Botës 1998. Olise do t’i bashkohet së shpejti Bajernit në fazën përgatitore për sezonin e ri. 24 vjeçari ndodhet ende në pushimet pas Kupës së Botës dhe për këtë arsye nuk udhëtoi me skuadrën bavareze në turneun aziatik.