SPORT, 7 August 2026, 13:34

Reali u shtang nga Barcelona, menaxheri i Rodrit zbulon prapaskenat: U treguan të jashtëzakonshëm  

Reali u shtang nga Barcelona, menaxheri i Rodrit zbulon prapaskenat: U treguan

Menaxheri i Rodrit, Pablo Barquero, ka konfirmuar dëshirën e mesfushorit për të përfaqësuar Barcelonën. Dhe pse Reali ishte shumë pranë firmës, dje erdhi kthesa e madhe për të ardhmen.

“Për respekt ndaj Madridit, pasi ata janë treguar të jashtëzakonshëm, Rodri i informoi se vendimi i tij është të transferohet te Barça”, janë fjalët e Barqueros.

Barcelona dhe Rodri kanë rënë dakord për kushtet personale. Katalanasit duhet të bindin tashmë Mançester Sitin.

Fillimisht mendohet se Barça do provojë transferimin për 45 milionë euro, ndërsa 15 milionë euro të tjera do të jenë bonuse. Siti ndërkohë kërkon më tepër.