TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi mbetet një nga klubet më aktivë në merkaton e verës. Pas rikthimit të Randal Kolo Muani, drejtuesit bardhezi po punojnë për t’i dhuruar Luciano Spallettit edhe një tjetër sulmues. Emri më i përfolur është ai i Joshua Zirkzee, me Manchester United që ka hapur mundësinë e huazimit, edhe pse anglezët kërkojnë garanci për blerjen përfundimtare. Megjithatë, trajneri bardhezi vazhdon të preferojë një profil më fizik për repartin ofensiv.
Lëvizje priten edhe mes shtyllave. Objektivi kryesor është portieri japonez Zion Suzuki, i cili mund të transferohet në Torino në formë huazimi pas kalimit të tij të pritshëm te Paris Saint-Germain. Alternativa mbetet Guglielmo Vicario, por preferenca e Spallettit është e qartë.
Merkatoja bardhezi nuk mbyllet këtu. Për mbrojtjen, emri kryesor mbetet ai i Jhon Lucumí, me negociatat që vazhdojnë mes Juventusit dhe Bolognës. Pas fitores në miqësore ndaj Chelseat, Spalletti ka përsëritur se objektivi minimal për sezonin e ri është rikthimi në Champions League, ndaj klubi synon ta kompletojë organikën me përforcime cilësore përpara nisjes së kampionatit.