TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Transferimi i Mohamed Salah në radhët e Trabzonsporit është padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të viteve të fundit në kampionatin turk. Ylli egjiptian ka udhëtuar sot drejt Turqisë ku ka kryer testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet në radhët e klubit turk.
Menjëherë pas lajmit se Salah do të transferohej te Trabzonspor, u përhap edhe lajmi se ai do të merrte fanellën me numrin 10 në këtë klub, ndonëse në Trazbzon kishin bërë gati apo me numrin 11 siç e kishte mbajtur te Liverpuli.
Mediat turke kanë sqaruar se sapo Salah ka bërë kërkesën për të marrë numrin 10, siç e mbante te përfaqësuesja e Egjiptit, Muçi i cili zotëronte këtë numër, ka pranuar menjëherë të lëshojë atë fanellë në shenjë respekti. Një gjest që është vlerësuar edhe në rrjetet sociale nga tifozët, të cilët kanë falënderuar futbollistin shqiptar për këtë veprim duke kujtuar se në klube të tjera shpesh kishte edhe sherre për numra fanellash.
Njëkohësisht, klubi Tranbzonspor është vënë në lëvizje për të ndihmuar tifozët të cilët kishin blerë dhe stampuar fanellat me numrin 11 të Salah. Trabzonspori ka bërë të qartë se do të ndërrojë falas numrat në fanellë për të gjithë tifozët që do të rivendosnin numrin 10.