SPORT, 6 August 2026, 16:51

Duka letër FIFA-s: Tërhiqemi nga mbështetja e dhënë më parë për kandidaturën e z. Infantino

Xhani Infantino është në luftë me shumë federata, pas projektit ku kërkonte të shiste aksione të kompeticioneve në futboll. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se presidenti Armand Duka firmosi një letër ku tërhiqej mbështetja për të rizgjedhur Infantinon si president.

NJOFTIMI I FSHF:

“FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, përmes së cilës e njofton për revokimin e mbështetjes së saj ndaj kandidaturës së z. Gianni Infantino për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s.

Në letrën e firmosur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksohet se, pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e z. Infantino.

 

Ky vendim vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s. Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës.

LETRA NË FIFA NGA PRESIDENTI I FSHF, ARMAND DUKA:

Nëpërmjet e-mail

Tiranë, 6 gusht 2026

Për:

Mattias Grafstrom
Sekretar i Përgjithshëm

FIFA

Subjekti: Tërheqja e mbështetjes për zgjedhjet e FIFA-s: Kandidati për President – Gianni Infantino

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar z. Grafstrim,

Më 20 maj 2026, Federata Shqiptare e Futbollit dorëzoi letrën e saj të mbështetjes për kandidaturën e z. Gianni Infantino për një mandat të ri katërvjeçar si President i FIFA-s.

Pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm, dëshirojmë t’iu informojmë zyrtarisht se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e z. Infantino.

Prandaj, ju lutemi ta pranoni këtë letër si njoftimin zyrtar se Federata Shqiptare e Futbollit revokon mbështetjen e saj të mëparshme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s.

Do ta vlerësonim nëse do të merrnit shënim këtë vendim dhe do të përditësonit regjistrat tuaj në përputhje me të.

Me respekt,

Armand Duka

President

Federata Shqiptare e Futbollit