TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janik Karrasko do të jetë lojtari më i ri i Atletiko Madridit, me zyrtarizimin që pritet të vijë së shpejti.
Sipas mediave spanjolle marrëveshja mes madrilenëve dhe sulmuesit belg është arritur dhe ai do të luajë në La Liga i huazuar deri në fund të sezonit.
Lojtari nuk ndihej shumë i lumtur te klubi kinez e Dalian Jifang dhe për këtë arsye vendosi të rikthehet në Europë. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Karrasko, po përgatitet për vizitat mjekësore.
Belgu ishte edhe një dëshirë e Milanit dhe Interit, me të cilët ishte në kontakte prej kohësh, por një marrëveshje nuk u arrit, kjo edhe për shkak të pagës së lartë që merr sulmuesi, e cila është rreth 11 milionë euro në sezon.