SPORT, 30 Janar 2020, 20:45

Koronavirusi prek edhe botën e futbollit, në Kinë shtyhen ndeshjet ndërsa lojtarët kërkojnë të largohen

Koronavirusi prek edhe botën e futbollit, në Kinë shtyhen


Kina është pushtuar nga ankthi për Koronavirusin. Virusi vdekjeprurës që ka prekur shtetin aziatik kërkohet të izolohet me shpejtësi pasi rezulton i frikshëm, duke qenë se deri më tani kanë vdekur mbi 100 persona dhe 6000 të tjerë janë cilësuar si të infektuar.

Sigurisht, kjo ka ndikuar edhe te futbolli në Kinë, aty ku Superliga është shtyrë për të mos ndihmuar në përhapjen e virusit. Ndërkohë, futbollistët europianë të cilët janë të shumtë në Kinë i kanë kërkuar agjentëve të tyre t’i mundësojnë transferimin në klube të tjera pasi ndihen të rrezikuar.

Lojtarë si El Sharaui, Felaini, Arnautoviç, Oskar, Dembele janë të gatshëm të braktisin milionat, mirëpo koha nuk premton shumë duke qenë se merkato mbyllet ditën e nesërme. Sakaq, i ndryshëm është rasti i mesfushorit Pastore. Fantazisti ishte shumë pranë transferimit në Kinë, por argjentinasi për momentin e ka larguar nga mendja mundësinë e fluturimit drejt vendit aziatik.