SPORT, 31 Janar 2020, 15:57

Roma vendos shumë në aksin Inter-Monaco: në Principatë duan Kalinic

Roma vendos shumë në aksin Inter-Monaco: në Principatë duan


Shkëmbimet e mundshme të merkatos mes Inter dhe Monaco mund të përfshijnë edhe Romën. Zikaltërit janë të interesuar për huazimin e Slimanit dhe klubi nga Principata i ka dhënë gatishmërinë skuadrës së Conte për sulmuesin. Në fakt, është ende për t’u diskutuar situata me Leicester, që ka pronësinë e kartonit.

Në këtë pikë futet në lojë Roma: të paktën edhe nga sa është raportuar nga faqja eksperte e merkatos së futbollit, Monaco për të zëvendësuar algjerianin është duke menduar për Nicola Kalinic. Nga ana e saj Roma, nëse do të niset kroati, është e gatshme për të rrëmbyer Andrea Favilli nga Genoa.