TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus nuk ka hequr dorë nga Mauro Ikardi. Bardhezinjtë dhe sidomos drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, këmbëngulin për shërbimet e argjentinasit. Sulmuesi ishte pranë nënshkrimit në verë, megjithatë në fund Interi bëri të pamundurën për ta ndalur transferimin e tij te rivalët e përjetshëm.
Kështu, zikaltërit pranuan opsionin e huazimit nga PSG për ta larguar nga radarët e Juventus. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” nuk është dorëzuar dhe sipas mediave pranë klubit torinez, veç bisedimeve për shkëmbimin De Shiljo-Kurzaua, i cili në fund dështoi, drejtuesit kanë folur edhe për Ikardin.
Italianët i kanë kërkuar informacione mbi situatën e sulmuesit drejtorit të parisienëve Leonardo, ndërsa janë të gatshëm të negociojnë për të transferuar 26-vjeçarin, edhe nëse PSG vendos ta transferojë përfundimisht nga Interi.