SPORT, 30 Janar 2020, 20:38

U dha lamtumirën shokëve të skuadrës, ndodh e pabesueshmja me Edinson Kavanin

U dha lamtumirën shokëve të skuadrës, ndodh e pabesueshmja


Edinson Kavani do të mbyllë sezonin me PSG-në.

Media e njohur franceze e futbollit “L’Equipe” raporton se Atletiko Madridi dështoi të përmbushte kërkesat financiare të kampionëve francezë, të cilët kërkonin rreth 30 milionë € për të lënë të lirën uruguajanin.

Klubi spanjoll dha dy oferta për të blerë 32-vjeçarit (njëra 10 milionë € dhe tjetra 15 milionë €), të cilat ishin tepër larg për të kënaqur drejtuesit e PSG-së.

Në përpjekjen e tretë, Atletiko tentoi që të përfshinte si pjesë të operacionit të blerjes së Kavanit futbollistin e vet Tomas Lemar, por edhe ky variant u hodh poshtë nga kampionët francezë.

Kavani u dha lamtumirën shokëve të skuadrës së PSG-së, por duket se kjo lamtumirë shtyhet për fundin e sezonit, kur lojtarit i skadon kontrata dhe mund të largohet me parametër zero.

Tashmë Edinson Kavani duhet të durojë qëndrimin në stol teksa në fushë luan Mauro Ikardi.