SPORT, 30 Janar 2020, 20:36

Nuk ka dyshime, Piatek dhe Alkaser prezantohen te skuadrat e reja. Ja detajet e transferimit

Nuk ka dyshime, Piatek dhe Alkaser prezantohen te skuadrat e reja. Ja detajet e


Të shumta janë lëvizjet në ditët e fundit të merkatos. Ndërkohë vlen për t’u theksuar se sot, ka ardhur edhe prezantimi te skuadrat e reja, për 2 sulmuesit premtues.

Bëhet fjalë për Piatek dhe Alkaser. Polaku, i befasoi të gjithë teksa zgjodhi të transferohet te skuadra gjermane e Herthës së Berlinit, që drejtohet nga Jyrgen Klisman, ndërkohë që spanjolli Alkaser, është rikthyer në shtetin e tij, duke firmosur kontratë 5 vjeçare me Vijarelin. Pas transferimit të Haland te Dortmundi, hapësirat e 26-vjeçarit ishin të pakta, ndaj vendosi të transferohej në Spanjë.

Për sa i përket Piontek, klubi gjerman ka shpenzuar 27 milionë euro për shërbimet e polakut.