SPORT, 30 Janar 2020, 13:47

Nga Spanja e japin të sigurt, Injesta kthehet të veshë fanellën e Kombëtares

Nga Spanja e japin të sigurt, Injesta kthehet të veshë


Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm në lidhje me Andres Injestën. Sipas mediave vendase, trajneri i skuadrës U 21, Luis de la Fuente, ka menduar që këtë verë në Lojërat Olimpike të Tokios, të grumbullojë edhe mesfushorin legjendar. Në këtë kompeticion Kombëtaret janë të lejuara që të grumbullojnë tre futbollistë me moshë më të madhe se 21-vjeç.

Kështu, në listën paraprake të dërguar në Federatë nga ana e teknikut është edhe emri i Injestës. Ndërkohë, nuk mungojnë në listë edhe Serxho Ramos e Xherrard Pike, të cilët e kanë shprehur publikisht dëshirën për të qënë pjesë e “Furia Rojas”, kjo pasi për shkak të moshës e shohin si mundësinë e fundit për të fituar edhe medaljen olimpike.

Ndërkohë, pritet për një përgjigje nga ana e Injestës, i cili në moshën 35-vjeçare nuk mund të ofroj shumë garanci. Por, medalja olimpike do ishte si “qershia mbi tortë” për një karrierë të madhe si ajo e ish-lojtarit të Barcelonës. Kështu, tifozët e Spanjës, por jo vetëm, mund të ëndërrojnë për të parë edhe njëherë në aksion mesfushorin legjendar me Kombëtaren.