SPORT, 31 Janar 2020, 16:00

Marrëdhënie jo shumë e mirë me Sarrin, mesfushori i Juventusit nis vizitat mjekësore me ekipin e ri

Marrëdhënie jo shumë e mirë me Sarrin, mesfushori i


Emre Xhan ka vendosur të largohet nga Juventusi, teksa do të vazhdojë karrierën te klubi i Bundesligës, Borusia Dortmund.

Ditën e sotme mesfushori ka mbërritur në Gjermani, ku ka nisur vizitat mjekësore me klubin verdhezi. 26-vjeçari kalon te skuadra gjermane në formën e huazimit, por me detyrim blerje për 28 milionë euro.

Me Dortmundin, Emre Xhan do të fitojë 4.5 milionë euro në sezon dhe do të firmosë një kontratë deri në vitin 2024. Mesfushori nuk kishte një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Sarri, me këtë të fundit që e la jashtë listës për Champions.

Pikërisht për këtë arsye lojtari vendosi të largohet nga bardhezinjtë, me shpresën se do të tregoj një formë të mirë te ekipi i ri.