TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse Barcelonës iu deshën dy gola të Grizman për të evituar turpin në turin paraardhës në Kupën e Mbretit, sot përballë Leganes, skuadra e drejtuar nga Kike Setien është shfaqur më ndryshe dhe ka prerë biletën për në çerekfinale me një fitore 5-0.
Setien vendosi të mos kursente titullarët e zakonshëm e kështu në fushë ishin thuajse të gjithë emrat e njohur të katalanasve, të cilët nuk e kishin të vështirë përballë një kundërshtari që sigurisht nuk ka prioritet këtë turne.
Goli i Grizman që në minutën e 4-t dha sinjalin se si do të tridhnin gjërat në këtë duel dhe Lengle në minutën e 27 dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, Mesi me një gjuajtje të devijuar çoi rezultatin në 3-0 ndërsa më pas ishte Artur ai i cili shënoi golin e katërt. Vulën ia vuri përsëri Mesi në fund me një aksion spektakolar, duke mbyllur takimin me rezultatin 5-0 për katalanasit të cilët presin të mësojnë nesër emrin e kundërshtarit që do të kenë përballë në çerekfinale.