TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, në veçanti nga e përditshmja katalanase “Sport”, Barcelona nuk ka hequr dorë nga ideja e shitjes së Ivan Rakitiçit brenda merkatos së janarit.
Klubet e interesuara për mesfushorin kroat të datëlindjes 1988 janë Interi, Juventusi dhe Mançester Junajtid, por dy të fundit mbeten favorite pasi zikaltrit zyrtarizuan Kristian Eriksenin.
Pasi dështoi shkëmbimi me kampionin e Italisë, Federiko Bernardeskin, Barça nuk dorëzohet për t’i gjetur një sistemim Rakitiçit, i cili do të preferonte që të vendoste të ardhmen në verë, me më shumë qetësi.
Kontrata me spanjollët i skadon në qershorin e 2021-shit, por pikërisht prej saj, Barcelona kërkon që ta shesë që në janar dhe vazhdon t’ia ofrojë Juventusit me ngulm, aq më tepër duke parë se nga Torino po përgatitet të largohet edhe Emre Xhani.