TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë martë është mbajtur një tryezë konsultimi e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në kuadër të procesit të Kontrollit Post-Legjislativ (PLS) për Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar.
Në këtë tryezë ka qenë i pranishëm edhe kreu i SPAK Klodian Braho, i cili iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura në tryezë.
Në lidhje me këtë ligj për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë, ai tha se nëse zbatohet saktë dhe në mënyrë korrekte, nuk ka nevojë për rregullime. “Mendoj se duhet të ndajmë dy gjera, rastin kur ka probleme ligji dhe kur ligji zbatohet në mënyrë të gabuar. Sepse zbatimi në mënyrë të gabuar është përgjegjësi e personave të ngarkuar për ta zbatuar dhe s’ka pse të jetë proces i një rishikim ligjvënës. Për sa i përket palëve të treta, mendoj se ligji në fjalë mendoj se afron mbrojtjen. Nuk ka gjykim sipas ligjit për konfiskimin e një prone që është në emër të tretë dhe personi i tretë të mos jetë i pranishëm në gjykim, është detyrim dhe në praktikë ndodh që gjykata thërret personin që ka emrin në dokumentet e pronësisë.
Ligji parashikon si mundësi konfiskimin e pasurive në emër të të tretëve vetëm nëse provohet që në mënyrë indirekte është pasuri e dikujt tjetër, dhe kam përshtypjen që kjo në praktikë ngatërrohet. Ligji në një interpretim të saktë është i mirërregulluar në këtë pjesë. I vetmi moment që lidhet me palët e treta është neni 12 kur rrezikohet, kur prokurori mund të shkojë me një provokim sekuestro nëse gjykata në atë gjykim mund të vendosë konfiskim. Ai moment do një rregullim të menjëhershëm ligjor, pjesët e tjera pastaj si barra e provës si kohëzgjatja janë procese që ligji i rregullon dhe problematika zgjidhet duke zbatuar ligjin në mënyrë të saktë dhe të plotë”, u shpreh Braho.