AKTUALITET, 17 August 2026, 12:57

Trafiku/ Paralizin total, akset Durrës-Tiranë dhe Durrës-Rinas kthehen në makth për shoferët

Gushti ka sjellë një fluks të madh turistësh në vend, por bashkë me të edhe një rëndim të jashtëzakonshëm të trafikut në rrugët kryesore.

E hëna e kësaj jave është kthyer në një ditë makthi për shoferët, të cilët janë zhytur në kolona të gjata dhe kaos të plotë në qarkullim.

Problematike paraqiten veçanërisht akset Durrës-Tiranë dhe Durrës-Rinas, ku trafiku është rënduar ndjeshëm.

Itinerari, i cili në kushte normale përshkohet për një kohë të shkurtër, tashmë në disa raste mund të kërkojë deri në tre orë.

Fluksi i madh i turistëve gjatë muajit gusht, i kombinuar me lëvizjet e shumta të mjeteve, ka sjellë një situatë të rënduar në këto akse.

Një trafik që po kthehet në një tmerr të vërtetë për shoferët, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe kaos në qarkullim.