TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion ndaj përfaqësuesve të saj për qëndrimet që mbajnë në rrjetet sociale ndaj lëvizjes rinore qytetare.
Në konference me gazetarët, Berisha tha se është krijuar një strukturë që ai e cilësoi me ironi si “Komisioni Balla”.
Sipas tij, ky komision po kontrollon statuset në rrjetet sociale të përfaqësuesve të qeverisëse, me synimin për të identifikuar personat që nuk kanë bërë postime kundër lëvizjes rinore qytetare, që dalin çdo ditë në proteste kundër qeverisë.
“Panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë. Krijohet komisioni Balla, është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës për të identifikuar ata që nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare.
Viktima e parë e komisionit Balla do të jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre.
Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj Balla i ka mbetur atij. A do ketë viktima të tjerë? Do ketë, por ato do jenë pa pasoja, ndaj nuk ia vlen ti përmendësh”, tha Berisha.