AKTUALITET, 17 August 2026, 12:51

Aksident në Durrës, 26-vjeçari përplas me makinë këmbësorin te vijat e bardha

Aksident në Durrës, 66-vjeçari përplaset nga një automjet te vijat e bardha në Plazh.

Rreth orës 10:30, në lagjen 13 në Durrës, një 26-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte një 66-vjeçar që po kalonte te vijat e bardha.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, 26-vjeçari A. T., është shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen me pasojë vdekjen e 66-vjeçarit.