SPORT, 28 Dhjetor 2021, 19:44

Totenhemi i Kontes ngec përballë Sauthemptonit të Armando Brojës

Totenhemi i Kontes ngec përballë Sauthemptonit të Armando

Sauthemptoni arriti një tjetër rezultat pozitiv në Premier Ligë, pasi pas fitores 2-3 kundër Uest Hem, arriti një barazim 1-1 në fushën e vet me Totenhemin dhe pse mbeti me dhjetë lojtarë që në pjesën e parë.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja nuk e nisi si titullar ndeshjen e Southampton ndaj Tottenham, megjithatë kjo nuk e ndaloi sulmuesin kuqezi të bëhej protagonist. I aktivizuar në minutën e 71-të të sfidës në vend të Long, 20-vjeçari diti të krijonte panik në mbrojtjen e trajnerit Antonio Konte.

Uest Hemi fitoi 4-1 me Uatfordin në transfertë duke arritur të kthehet në vendin e 5-të dhe të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në sfidën tjetër të orës 16:00, Kristal Palas arriti të dominonte me shifrat 3-0 Noruiç të vendit të fundit, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 9-të.