SPORT, 25 Nëntor 2021, 16:42

Lojtari i Vitit, trajneri dhe kombëtarja më e mirë, ja kandidaturat e "Globe Soccer Awards"

Lojtari i Vitit, trajneri dhe kombëtarja më e mirë, ja

Rivalitet i lartë mes kandidatëve për 14 kategoritë e "Globe Soccer Awards", që ka mbërritur në edicionin e 12, ceremonia e ndarjes së çmimeve të të cilit do të mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, më 27 dhjetor në skenografinë e EXPO 2020.

Nominimet pasqyrojnë meritat e atyre që kanë fituar tituj evropianë ose të Amerikës së Jugut, si Italia, Argjentina dhe Chelsea, apo turne kombëtarë, si Manchester City, Atletico Madrid, apo Bayern Munich, por pritshmëria e madhe është gjithmonë për titullin e lojtarit të vitit: Ronaldo, Messi, Lewandowski e Mbappé por edhe Chiesa, Donnarumma e Jorginho. Portieri i PSG-së është gjithashtu në garë si portieri më i mirë.

Për trajnerin më të mirë të vitit janë 14 kandidatë të shquar, përfshirë Roberto Mancinin kampion europe.

LOJTARI MË I MIRË I VITIT
Azpilicueta, Benzema, Chiesa, De Bruyne, Dias, Donnarumma, Fernandes, Haaland, Jorginho, Kane, Kanté, Kimmich, Lewandowski, Lukaku, Marquinhos, Mbappé, Messi, Müller, Neymar, Ronaldo, Salah, Verratti

KOMBËTARJA MË E MIRË E VITIT
Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, Italia, Meksika, Maroku, SHBA

TRAJNERI MË I MIRË I VITIT
Conte, Cortés, Deschamps, Emery, Flick, Galtier, Guardiola, Hjulmand, Mancini, Scaloni, Simeone, Southgate, Tite, Tuchel

PORTIERI MË I MIRË I VITIT
Courtois, Donnarumma, Ederson, Maignan, Martínez, Mendy, Navas, Neuer, Oblak

MBROJTËSI MË I MIRË I VITIT
Alexander-Arnold, Azpilicueta, Bonucci, Chiellini, Dias, Marquinhos, Rudiger, Walker

KLUBI I VITIT PËR MESHKUJ
Al Ahly, Al Hilal, Atletico Madrid, Bayern, Chelsea, Flamengo, Inter, Lille, Manchester City, Manchester Utd, Palmeiras, Psg, Pohang Steelers, Ulsan Hyundai, Villarreal.

KLUBI I VITIT PËR FEMRA
Barcelona, Bayern, Chelsea, Lione, Manchester City, Psg, Wolfsburg

LOJTARJA MË I MIRË E VITIT
Bonmatí, Bronze, Graham, Kirby, Hermoso, Kerr, Martens, Miedema, Morgan, Putellas, Rapinoe, Renard

Tifozët nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të zgjedhin pesë finalistët nga të gjithë kandidatët fillestarë në secilën kategori, përmes votimit publik në vote.globesoccer.com. Votimi nis sot dhe do të jetë i hapur deri më 8 dhjetor. Raundi i dytë i votave do të jetë i hapur nga 9 deri më 17 dhjetor për të zgjedhur fituesit e Çmimeve nga shfaqja e mëparshme e finalistëve, të përzgjedhur edhe një herë nga publiku, këtë herë së bashku me një juri ndërkombëtare me trajnerë, drejtorë dhe presidentë klubesh.