SPORT, 19 Maj 2023, 16:00

Laporta: Titulli këtë vit ka qenë historik, por sezonin e ardhshëm do të aspirojmë më shumë

Laporta: Titulli këtë vit ka qenë historik, por sezonin e

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mbajti një fjalim mbrëmë (e enjte) dhe i ishte shumë mirënjohës skuadrës për fitimin e titullit të La Ligës këtë sezon.

Gjatë fjalimit të tij në darkën e festimit të trofeut, presidenti pranoi se tifozët kishin nevojë të madhe për gëzim dhe shprehu ambicien e tij për sezonin e ardhshëm.

“Urime për të gjithë akterët, lojtarët dhe stafin e vërtetë të trajnerëve të udhëhequr nga Xavi. Ju keni arritur një ligë historike, e cila do të mbahet mend gjithmonë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Tifozët e Barcelonës kishin nevojë për tituj. Ju keni rikthyer gëzimin. Barcelona kishte nevojë për tituj. E keni arritur me talentin, mundin dhe angazhimin tuaj”.

“Ka qenë një ligë shumë e punuar. Unë ju falënderoj si president. Është një lidhje historike. Objektivi primar këtë sezon ishte liga, sezonin e ardhshëm do të aspirojmë më shumë”.

“Zotëri, shokë skuadre, ne do të aspirojmë më shumë. Jam i sigurt se gjërat janë në rrugën e duhur dhe do të përmirësohen”.

“Me gjithë këtë talent, ju keni bërë të lumtur miliona e miliona tifozë të Barcelonës në mbarë botën”, përfundoi presidenti katalunas fjalimin e tij në darkën e së enjtes mbrëma.