TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Altetico e Madridit bën detyrën përballë Mallorcas së Vedat Muriqit në “Wanda Metropolitano”, ku triumfoi me përmbysje 3-1.
“Los Colchoneros” edhe pse u ndëshkuan në minutën e 20-të nga Nastasic, ia dolën jo vetën të barazonin, por edha ta fitonin bindshëm sfidën.
Në kohës shtesë të fraksionit hapës, De Paul nuk fali me një goditje të fortë shumë pranë zonës së portierit.
Sapo nisi pjesa e dytë, Alvaro Morata u dhe për herë të parë epërsinë Atleticos (2-1), ndërsa në të 77-tën mbylli llogaritë me Mallorcan Carrasco me golin e rezultatit përfundimtar 3-1.
Fitore surprizë e Almerias 1-2 në fushën e Getafes. Për miqtë realizoi dygolësh kolumbiani Luiz Suarez, ndërsa goli i Mayoral vlejti vetëm për statistikë.
Me këtë sukses Almeria katapultohet në vendin e 15-të me 33 pikë, duke parakaluar në renditje edhe Getafen.