SPORT, 25 Prill 2023, 10:07

Fitorja me Romën i kushton Kombëtares, sezoni i Gjimshitit në dyshim

Fitorja me Romën i kushton Kombëtares, sezoni i Gjimshitit në

Atalanta mori një fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Atalanës, megjithatë lajmi i keq për bergamaskët por edhe për kombëtaren shqiptare, është dëmtimi i mbrojtësit Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi 30-vjeçar u largua nga fusha në minutën e 72 të takimit për shkak të një dëmtimi që mori në fushë. Pas goditjes në gishtin e madh të këmbës, mbrojtësi kuqezi e kishte të pamundur të vazhdonte lojën, duke i lënë vendin e tij Palominos.

Pas ndeshjes, në lidhje me dëmtimin e Gjimshitit foli vetë trajneri Gasperini i cili u shpreh se Gjimshiti mund të ketë pësuar frakturë në gisht megjithatë do të bëhen të gjitha ekzaminimet e duhura.

Nëse rezulton që ka frakturë, sezoni i Gjimshitit do të konsiderohet i mbyllur e do të rrezikonte seriozisht edhe grumbullimin me Kombëtaren në muajin qershor.