TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me fundin e sezonit, në rrjetet sociale nisin të shpërndahen dizajnet e fanellave që skuadrat do të përdorin për vitin e ardhshëm. Së fundmi, mediat në Angli kanë publikuar uniformën e re të Mançester Junajtid.
Fanella e djajve të kuq do të jetë afërisht si e këtij sezoni me disa detaje që ndryshojnë. Fanella do të ketë ngjyrën e kuqe por me reflekse që e bëjnë diku më të errët e të diku më të flaktë si ngjyrë, ndërkohë që do të thyhet një jakë e zezë dhe e bardhë dhe i njëjti shirit do të jetë edhe te krahët.
Por, kjo fanellë ka marrë kundërshtimin e tifozerisë së Junajtidit. Nëpërmjet komentet në rrjetet sociale, ato kanë shprehur pakënaqësi për fanellën e re duke e konsideruar të tmerrshme dhe kanë kërkuar që të ketë një fanellë me hijen e kampionit.
“Çfarë është kjo marrëzi?? Ne kemi nevojë për një fanellë për të fituar titullin”. “Duket si letër higjienike me tegela të dyfishta”.
Kjo është e tmerrshme, nuk mund të gënjej”. “Do të qaj nëse është kjo”, ishin disa nga komentet e tifozëve të Junajtidit.