SPORT, 24 Prill 2023, 17:11

Merr fund aventura, mesfushori largohet nga Arsenali pas 19 vitesh

Merr fund aventura, mesfushori largohet nga Arsenali pas 19 vitesh

Pas 19 vitesh, duket se ka ardhur fundi i rrugëtimit te Arsenali për Ainsley Maitland-Niles.  Mesfushori i njohur, aktualisht i huazuar në Southampton ka vendosur ‘të divorcohet’ me londinezët, pasi në qershor i përfundon kontrata.

Ainsley Maitland-Niles iu bashkua klubit kur ishte gjashtë vjeç dhe shpërtheu në radhët e tij si adoleshent për të debutuar me Arsene Wenger në Ligën e Kampionëve kur ishte vetëm 17 vjeç.

I vlerësuar për shkathtësinë e tij, ai luajti si në pozicionet e mbrojtësit të krahut ashtu edhe në mesfushë, duke bërë 132 paraqitje për klubin që nga viti 2014.

“Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, por tani ka mbaruar. Është koha t’ia nis nga e para dhe të gjej një shtëpi të re. Southampton është klub i madh. Do të pranoja me kënaqësi të qëndroja nëse do të më propozonin një gjë të tillë”- tha ai për The Ahtletic.