TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz nuk do të jetë më gjyqtar kryesor në La Liga dhe jo vetëm.
46-vjeçari duhet të largohet nga komiteti teknik i arbitrave. Presidenti Luis Medina Cantalejo ka vendosur ta caktojë vetëm në VAR duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Lajmi duhet të zyrtarizohet deri në fund të kampionatit dhe sigurisht që do të jetë një goditje e rëndë për një profesionist që ka vendosur drejtësi në 280 ndeshje në kategorinë më të lartë të futbollit profesionist spanjoll, ku arbitron që nga shtatori i vitit 2008. Lahoz, sipas shtypit spanjoll, do të paguajë për kritikat e marra për ndeshjen e Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës.