SPORT, 26 Prill 2023, 22:47

Chelsea dështon sërish me humbje zhgënjyese në shtëpi, Liverpool përmbys West Ham

Chelsea dështon sërish me humbje zhgënjyese në shtëpi,

Tjetër humbje, tjetër dështim, tjetër zhgënjim. Chelsea tregon edhe një herë se nuk është ky sezoni i tyre. Blutë e Londrës u mundën 0-2 në shtëpi nga Brentford, në ndeshjen e Premier League.

Ishte Azplicueta që realizoi autogol në minutën e 37-të, ndërsa Mbeumo qetësoi mysafirët në minutën e 78-të. Skuadra e Lampard është në vendin e 11-të, shumë larg pritshmërive.

Liverpool fiton me përmbysje ndaj West Ham në transfertë me shifrat 1-2. Ekipi i Klopp reagoi mjaft mirë pas golit të Paqueta, duke kthyer situatën në favorin e The Reds pas golave të Gakpo dhe Matik. Liverpool merr suksesin e 3-të radhazi dhe është në vendin e gjashtë.