TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonistë për skuadrat e tyre.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.
Vendin e parë e mban sulmuesi shqiptar Xhakomo Vrioni me notën 7.8 i cili ishte heroi i skuadrës së tij, duke shënuar dy gola për t’i dhënë fitoren ekipit në Amerikë. 24-vjeçari arriti ta gjente rrugën e rrjetës dy herë në 4 minuta.
Vendin e dytë e mban Loret Sadiku me notën 7.4 pas performancës të mirë me ekipin e tij.
Në vendin e tretë pozicionohet Omar Imer me notën 7.3 pas performancës të mirë me Bodrumspor.
Në vendin e katërt renditet Indrit Tuci me notën 7.2.
I pesti pozicionohet Rezart Rama me notën 7.1 pas performancës të mirë me Forge.