TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roma do të përballet këtë fundjavë me Milanin në kampionat dhe një vend në Ligën e Kampionëve, është objektivi i verdhekuqve. Por, problemet në mbrojtje janë kthyer në një shqetësim për Zhoze Murinjon.
Në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës, kryeqytetasit humbën edhe shërbimet e Lorentes. Mbrojtësi është dëmtuar para takimit ndaj Milanit dhe tashmë opsioni i fundit që Murinjos i mbetet, është vetëm aktivizimi i Marsh Kumbullës si titullar.
Ndeshjen e fundit nga minuta e parë, Kumbulla e ka në 12 mars ndaj Sasuolos por një karton i kuq në atë ndeshje, bëri që të mos i besoheshin më minuta përveç asaj ndaj Fejnord ku u aktivizua në të dytën.
Mediat në Itali, e shohin ndeshjen ndaj Milanit si shansin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares, për të bindur Murinjon për vlerat e tij.