SPORT, 24 Prill 2023, 14:30

U hoq flamuri i Spanjës në ndeshjen me Atletikon, reagon Barcelona: Ishte e nevojshme

U hoq flamuri i Spanjës në ndeshjen me Atletikon, reagon Barcelona:

Barcelona arriti të merrte 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat përballë Atletiko Madrid, duke e mundur në shtëpi me rezultatin 1-0. Megjithatë, ky takim nuk ka kaluar pa incidente.

Në tribunën ku ishin vendosur tifozët e Barcelonës, një tifoz i Atletikos ka vendosur flamurin e Spanjës në një pjesë të stadiumit, megjithatë kjo nuk është pritur mirë nga katalanasit të cilët e kanë hequr.

Problemet politike që Katalonja ka me Spanjën, ka bërë që polemikat të shtohen, mirëpo në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe vetë klubi i Barcelonës.

“Ishte e nevojshme që të hiqej, sepse flamuri kishte mbuluar reklamat e ‘Spotify’. Ne e këshillojmë çdo tifoz që të mos i bllokojë reklamat me asgjë sepse nuk lejohet.

Nëse tifozi nuk do ta kishte hequr flamurin, ishin forcat e sigurisë që po shkonin për ta hequr”, shkruan klubi i Barcelonës mes të tjerash.