SPORT, 20 Maj 2023, 17:01

Klubi kuqezi po mendon për të marrë lojtarin kosovar, ja kush mund t’i bashkohet Milanit

Klubi kuqezi po mendon për të marrë lojtarin kosovar, ja kush

Milan duket se ka një ide të re për krahun e djathtë të skuadrës. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi po mendon për Edon Zhegrovën, anësorin kosovar të Lille, protagonistin e një sezoni të madh në Ligue 1.

Marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë “Djallin”, edhe pse aktualisht nuk ka negociata në zhvillim.

Zhegrova shihet si një futbollist perfekt për skemat e Piolit dhe do merrte vendin e Messias. Futbollisti dardan ka luajtur 21 ndeshje këtë edicion në Ligue 1, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 4 herë. 24-vjeçari ka luajtur më parë për Genk dhe Basel.