SPORT, 20 Maj 2023, 14:38

Finalja e Champions League me çmime ‘të kripura’, revoltohen tifozët e Interit dhe të Manchester City

Finalja e Champions League me çmime ‘të kripura’,

Çmime të kripura për finalen e Champions League. Kjo ka sjellë revoltimin e tifozëve të Interit dhe të Manchester Cityt. Përballja mes dy skuadrave do të jetë më 10 qershor në Stamboll.

Interi mundi rivalët e tyre, Milanin, ndërsa City mposhti fituesit në fuqi, Real Madrid, për t’u ndeshur në një takim të madh në Stamboll të Turqisë, muajin e ardhshëm. Stadiumi Olimpik Ataturk, i cili organizoi finalen e famshme të Liverpoolit kundër Milanit në vitin 2005, do të presë Interin dhe Cityn, në një stadium me kapacitet 75 mijë vendesh.

Pavarësisht terrenit të madh, tifozët e Interit dhe Cityt do të marrin një shpërndarje të ulët të biletave. Sipas redaktorit të sportit në “The Times”, Henry Winter, të dy klubet kanë marrë vetëm nga 19,926 bileta për tifozët e tyre. Dhe ka katër kategori çmimesh për biletat, me më të lirat e disponueshme janë 70 euro dhe më të shtrenjtat në dispozicion për apo 690 euro. Biletat me çmime prej 180 euro dhe 490 euro janë gjithashtu të disponueshme për tifozët.