SPORT, 12 Janar 2022, 23:45

Interi fiton Superkupën e Italisë, Sançez shtang Juventusin në minutën e 121-të

Interi fiton Superkupën e Italisë, Sançez shtang Juventusin

Interi ka siguruar sot Superkupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2-1.

Ekipi zikaltër ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 121-të, pas gabimit fatal të Aleks Sandros.

Ndërkohë, sa i përket kohës së rregullt supersfida u mbyll 1-1 me golat e MekKeni 25′ (Juventus) dhe Lautaro Martinez nga penalltia 35′ për Interin.

Interi nuk e fitonte Superkupën që nga viti 2010. Kjo është Superkupa e 6-të në historinë e klubit.