SPORT, 12 Janar 2022, 09:16

Regjistrimet e lojtarëve, zbulohet shuma që Tirana pritet të shlyejë për të zhbllokuar merkaton

Regjistrimet e lojtarëve, zbulohet shuma që Tirana pritet të

Tirana duhet të paguajë 20 mijë euro që të lirojë merkaton. Ky është lajmi më i fundit nga FSHF-ja.

Bardheblutë dihet që kanë një problem me ekipin ganez nga ku kanë marrë gushtin e 2020-ës Dansonë dhe Giamfin.

Duhet të paguajnë vetëm 10 mijë euro për kartonët e blerë, që të regjistrojnë lojtarë, ndërsa është shtuar edhe një lojtar tjetër afrikan dhe në total, pagesa është 20 mijë euro.

Regjistrimet e lojtarëve, zbulohet shuma që Tirana pritet të

Një shumë e vogël, që edhe mund të jetë paguar apo paguhet në çdo kohë.

Klubi, në fakt, nuk ka dalë me ndonjë deklaratë zyrtare, por javë më parë Tirana ishte e bindur që merkatoja nuk ishte problem për t’u zhbllokuar, ndërsa jo zyrtarisht në skuadër bëjnë me dije se e kanë merkaton të lirë.

Edhe vjet në janar e pati merkaton të bllokuar ashtu si edhe në korrik, por pagesat e bëra lejuan regjistrimin e lojtarëve.