TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masimiliano Alegri vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë italianë. Tekniku ishte shumë afër marrjes së drejtimit së Realit të Madridit në majin e vitit të kaluar, por gjithçka u prish në momentet e fundit.
Prapaskena interesante zbulohet në "Sky Sport" nga Xhovani Brankini, menaxheri i trajnerit 54-vjeçar.
"Allegri ishte një hap larg emërimit trajner i Real Madrid në majin e kaluar. Ishte kryer gjithçka, marrëveshja ishte arritur, mungonte vetëm firma e tij në kontratë. Ai thjesht duhet të nënshkruante kontratën, por më pas vendosi të rikthehej te Juventusi", tha Brankini.
Alegri zgjodhi të fillonte aventurën e dytë si trajner i Juventusit, me objektivin për të rikthyer ekipin e famshëm italian te trofetë, ndërsa Florentino Perez zgjodhi t’ia besonte stolin e Realit një tjetër italiani: Karlo Ançelotit.