TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare, Filipe Kutinjo është lojtari i ri i Aston Vilës.
Fantazisti brazilian ka firmosur një kontratë 6-mujore me klubin nga Birmingemi teksa është transferuar me formulën e huazimit të thjeshtë deri në qershor nga Barcelona te skuadra e Aston Vilës.
29-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numrin 23 teksa është prezantuar edhe nga skuadra e tij e re nëpërmjet llogarive të saja zyrtare.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e katalanasve në La Liga, braziliani është aktivizuar gjithsej në 12 ndeshje nga ku ka mundur të realizojë dhe dy gola.
Kutinjo rikthehet sërish në Premier Ligë pas 4 vitesh mungesë, ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Liverpulit.
Welcome to Aston Villa Football Club, Philippe Coutinho. pic.twitter.com/5NiotkiMaa
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 11, 2022