SPORT, 12 Janar 2022, 11:34

Dëmtimi i Chiesa, Juventusi “piketon” sulmuesin e Barcelonës

Dëmtimi i Chiesa, Juventusi “piketon” sulmuesin e

Dëmtimi i Federico Chiesa në ndeshjen kundër Romës në Seria A, ka lënë një boshllëk të madh te skuadra e Juventusit, e cila këtë sezon ka vuajtur shumë për gjetjen e golave.

Për të mbuluar hapësirën e lënë nga Chiesa, i cili e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit të tij, “Zonja e vjetër” po mendon për një sulmues që mund ta transferojë gjatë kësaj merkatoje.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e bardhezinjve kanë “piketuar” sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, i cili është transferuar nga Lyon gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi 27-vjeçar, i cili kushton 50 milion euro, nuk ka mundur të sigurojë një vend në formacionin e Xavi Hernandez.

Juventusi do të tentojë të fillojë bisedimet me Barçën për të arritur një marrëveshje për sulmuesin holandez, i cili nga Missimiliano Allegri shikohet si i duhuri për skemat e tij.