SPORT, 20 Maj 2023, 22:46

Giiroud, 3 gola në shpartallimin që Milani i bëri Sampdorias

Giiroud, 3 gola në shpartallimin që Milani i bëri Sampdorias

Milani ka fituar 5-1 në San Siro ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Brahim Diaz asistoi te Rafael Leao që realizoi për 1-0.

Mirëpo, Sampdoria i barazoi shifrat në 1-1 me golin e veteranit Fabio Quagliarella.

Rossonerët nuk u zhgënjyen dhe e rikthyen epërsinë pas vetëm tre minutash me anë të Olivier Giroud, ndërsa Diaz ishte asistuesi (i dyti në ndeshje).

Gjashtë minuta nga goli i tij i parë, francezi realizoi edhe të dytin personal, të tretin për Milanin nga penalltia.

Në pjesën e dytë, radha erdhi për Diaz, që në minutën e 63-të realizoi për 4-1, me Sandro Tonalin që ishte asistuesi.

Giroud e kompletoi het-trikun e tij pesë minuta nga goli i katërt, me Leaon që ishte asistuesi.

Pas javës së 36-të, Milani gjendet në vendin e pestë me 64 pikë, një më pak se Lazio që është në të katërtin, ndërsa në xhiron e 37-të do të kenë punë me Juventusin.