SPORT, 27 Prill 2023, 10:19

Gati 30 milionë euro, Milani vendoset në gjurmët e fantazistit spanjoll

Gati 30 milionë euro, Milani vendoset në gjurmët e fantazistit

Laipcigu po provon gjithçka dhe tani i ka bërë ofertën më të fundit Dani Olmos për zgjatjen e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Siç raporton “Sky Sport”, këmbëngulja e klubit gjerman mund të mos jetë e mjaftueshme, sepse për spanjollin aspekti monetar nuk është parësor.

Gjithçka ai kërkon janë garanci nga ana sportive. Me kualifikimin në Champions ende në dyshim, Laipcigu pret 30 milionë euro për ta shitur dhe Milani është një nga klubet që e sheh me interes situatën.