SPORT, 27 Prill 2023, 09:15

Finalja e Kupës dhe gjysmëfinalet e Champions-it, Marota jep përgjigjen mbi të ardhmen e Inzagit

Finalja e Kupës dhe gjysmëfinalet e Champions-it, Marota jep

Xhuzepe Marota e ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga trajneri Inzagi edhe pse e ka konsideruar tepër të rëndësishëm kualifikimin e skuadrës në Champions-in e edicionit të ardhshëm. Në një intervistë për “Sportmediaset”, administratori i deleguar i Interit foli jo vetëm për momentin dhe finalen e mbërritur, por edhe për faljen e Romelu Lukakut.

Vendi i katërt në kampionat është themelor, pavarësisht finales.

Është sigurisht një sezon që ne po e përjetojmë në maksimum, kemi qenë protagonistë deri tani në dy kompeticione dhe tashmë jemi në finalen e njërit prej tyre. Jemi pjesërisht protagonistë edhe në kampionat, sepse titulli i takon me meritë Napolit, por ka një minikampionat që zhvillohet mbi zonën “Champions”, që është e rëndësishme për klubin dhe prestigjin e tij. Bilanci është pozitiv.

Nuk jemi në shkollë, ka një marrëdhënie besimi të plotë me trajnerin. Inzagi po bën një punë të mirë, ka një ndërprerje të rezultateve në kampionat, por sezoni duhet të vlerësohet në tërësinë e tij. Kemi ende për të rikuperuar në kampionat dhe duke pasur parasysh marshin pozitiv që ka marrë skuadra e konsiderojmë punën e trajnerit pozitive.

Jeni i lumtur për faljen e Lukakut?

Gravina mori një vendim shumë të mençur, i cili hyn në sferën sportive. Mendoj se ka një rregullore të sjelljes etiko-sportive të pashkruar, së cilës duhet t’i përmbahen të gjithë protagonistët.

Por pse nuk e nisi titullar Lukaku?

Zgjedhjet janë në dorën e trajnerit dhe duhet të respektohen. Ai gjykon në bazë të performancës së stërvitjes së fundit dhe i takon atij të menaxhojë skuadrën dhe lojtarët e tij me kujdes. Është e drejtë që të vendosë ai në bazë të së gjithës. Romelu është profesionist, po ashtu dhe i respekton të gjitha zgjedhjet dhe është gjithmonë i motivuar, pavarësisht nisjes nga minuta e parë apo nga stoli.