SPORT, 13 Janar 2022, 10:50

Fitoi Superkupën e Italisë me Interin, Simone Inzagi arrin statistikën e veçantë në karrierë

Fitoi Superkupën e Italisë me Interin, Simone Inzagi arrin

Interi mbrëmjen e djeshme ka arritur të fitojë Superkupën e Italisë, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1 në minutën e 120′ falë golit të Aleksis Sançez në frymën e fundit.

Ndeshja u luajt deri në shtesën 120 minutëshe teksa bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit kaluan në avantazh në fillim me Ueston Mekeni në minutën e 25′ dhe më pas ishte Lautaro Martinez ai që barazoi shifrat me penallti në minutën e 35′ të pjesës së parë.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Simone Inzagi ka thyer një rekord teksa është bërë trajneri i cili ka mposhtur Juventusin më shumë herë në finalet e luajtura që nga viti 1929/1930.

Për trajnerin aktual të zikaltërve të tre fitoret ndaj “Zonjës së Vjetër” kanë ndodhur në Superkupën e Italisë.