TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka kaluar për herë të parë kufirin e 1 milionit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në fund të vitit 2025 në vend ishin të regjistruara 1.048.092 mjete, ose 9,3% më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritja e flotës së mjeteve reflektohet edhe te niveli i motorizimit. Numri i autoveturave ka arritur në 361 për çdo 1 mijë banorë, nga 326 që ishte një vit më parë. Me pak fjalë në Shqipëri ka afërsisht një autoveturë për çdo tre banorë.
Autoveturat vijojnë të dominojnë flotën e mjeteve, duke zënë 80,8% të totalit. Tirana mban peshën më të madhe, me 34,7% të mjeteve të regjistruara në vend, ndërsa pas saj renditen Durrësi me 13,6% dhe Fieri me 9,1%. Ndërkohë, Durrësi është qarku me nivelin më të lartë të motorizimit, me 535 autovetura për 1 mijë banorë.Të dhënat tregojnë gjithashtu se flota e automjeteve mbetet kryesisht e vjetër. Mbi gjysma e mjeteve janë prodhuar në periudhën 2000-2010, ndërsa 45,7% e autoveturave janë 11 deri në 20 vjet të vjetra. Volksëagen mbetet marka më e përhapur në vend, me 19,7% të autoveturave, e ndjekur nga Mercedes-Benz me 18,1%.
Sa i përket lëndës djegëse, nafta vijon të dominojë me 72,1% të autoveturave ndonëse makinat elektrike po fitojnë terren. Sipas INSTAT, numri i tyre u rrit me 91,2% gjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.