TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari dhe moderatori botnisht i njohur, Sokol Balla, është egërsuar tej mase, dje në mbrëmje, në emisionin e tij "Real Story", deri në atë pike, sa i'a ka kaluar edhe vetë koronavirusit.
Në rubrikën e tij, "Fjala e fundit", pra në fund të emisionit, Sokol Balla, nëpërmjet një deklaratë-thirrje të ashpër, bën për një lek kryetarin e Bashkisë Ersekë, Erion Isain dhe urdhëron Edi Ramën, që ta shkarkojë atë sa më parë që të jetë e mundur.
Ky urdhër i prerë i zotit Balla, vjen sepse, ky kryetar bashkie, ky "gaztor", siç e quan ai, ka shkelur të gjithë protokollet anti-Covid dhe ka marrë pjesë në ditëlindjen e krye-gaztorit aktor, Bes Kallakut, sëbashku me të gjithë LSI-në, me në krye Ilir Metën, përfshirë këtu edhe disa VIP-a të tjerë, pa harruar Nard Kokën, që nuk lë sebep pa shkuar dhe halé pa trazuar.
- Kryeministri, - deklaroi Sokol Balla, - nuk mund të tallet me ne të tjerët, kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, (domethënë kryebashkiaku i Ersekës), sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Ligji është i barabartë për të gjithë!
Edi Rama para se të na kritikojë për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkojë në fillim kryetarin e tij, të Bashkisë së Ersekës!
PS. Për t'u sqaruar dhe për t'u bërë me dije, qartësisht dhe plotësisht, mbi këtë shpërthim në trajtë revolte, të moderatorit të "Fokus Media Group", Sokol Balla, ju lutemi lexoni monologun dhe ndiqeni atë edhe me video!
/TPZ.al/ Tej e këtej/
Monologu i Sokol Ballës:
"Kryeministri me të drejtë ka kritikauar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike.
Nuk e di nëse do ta bante këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe zjo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjestar çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë.
Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të futarit VIP të instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorën pa u bërë pështypje gjithcka në publik.
Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errta për shkak të pandesmisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë.
Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë.
Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi. Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur.
Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë.
Sot gaztori i qevrisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë.
Kryeministri nuk mund të tallet me ne të tjerët kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Ligji është i barabartë për të gjithë. Edi Rama para se të na kritikoj për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkoj në fillim kryetarin e tij të bashkisë së Ersekës.